NDESHJA E RADHËS

Ndeshjet e javes

Apolonia, ndeshje fantastike kundër Vorës dhe arbitrave

Apolonia, ndeshje fantastike kundër Vorës dhe arbitrave

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

U luajt në Stadiumin “Loni Papuçiu” ndeshja e javës së 11-të Kategorisë së Parë, FK Apolonia- FK Vora, e cila përfundoi me rezultat 2-1.
Mmesoma Anthony Umejiego solli shpresë për tifozët tanë duke shënuar golin e parë në minutën e 2-të, duke e nisur ndeshjen në avantazh.
Vora reagoi shpejt dhe Usni Ismaili shënoi në minutën e 4-të, duke bërë ndeshjen shumë të tensionuar. Lojtarët tanë treguan karakter, besim dhe bënë një lojë fortë e të ashpër, duke treguar shpirtin e paepur dhe vendosmërinë për të fituar.  Ata luftuan ne çdo centimetër të fushës.
Të katërt arbitrat mbajtën hapur anën e Vorës dhe e treguan këtë në çdo vendim të tyrin. Madje anuluan një penallti për Apoloninë.
Ata në minuten e 64-të e nxorrën jashtë lojtarin e Apolonisë Davarel Diambomba Mouandza, pasi i dhanë karton e dytë të verdhë. Skuadra e Apolonisë mbeti me 10 lojtarë dhe megjithatë bëri një lojë të jashtëzakonshme dhe i befasoi të gjithë tifozët dhe të gjithë specialistët e futbollit që ndoqën me shumë interes këtë skuadër të shkëlqyer.
Momenti i fitores erdhi në minutën e 89-të, kur Ersildjo Asllanaj shënoi një gol nga pika e penalltisë, duke siguruar kështu fitoren për Apoloninë.
Tifozët tanë festuan me gëzim këtë moment të mrekullueshëm, duke mbështetur lojtarët dhe stafin e klubit.
Por tifozat e Vorës bënë sjellje antisportive duke hedhur stola në fushë dhe duke shqyer rrethimin metalik për të hyrë në fushë. Ata plagosen dhe Blerim Ziri-n, arbitri i katërt, i cili ra pa ndjenja.
Trupa mjeksore e Apolonisë e ndihmoi Zirin deri sa mundi të largohej nga fusha.
Beteja si e kësaj ndeshje janë ngjarje sportive mbresëlënse dhe që e bëjnë kaq krenar Klubin dhe Lojtarët, trajnerët dhe mbështetësit tanë.

Lajme e fundit

×