FK Apolonia ka marrë një pikë në ndeshjen e luajtur kundër KF Pogradecit në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Takimi përfundoi me rezultatin 1-1, pas një pjese të dytë plot dinamizëm.
Skuadra fierake kaloi e para në avantazh me një gol të bukur të Xhovalin Trifonit në minutën e 65-të, por vendasit reaguan shpejt dhe barazuan rezultatin dy minuta më vonë me golin e Freeman Pius.
Pavarësisht përpjekjeve deri në fund, rezultati mbeti i pandryshuar.
FK Apolonia vazhdon rrugëtimin e saj me objektiva të qarta për sezonin.