Në një përballje të fortë të zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu,” FK Apolonia dhe FC Flamurtari ndanë nga një pikë secila, pasi ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1.
Skuadra e Apolonisë kaloi e para në avantazh në minutën e 29-të, kur sulmuesi Erald Maksuti realizoi një gol të bukur falë Mmesoma Anthony Umejiego dhe më pas pasimit të Xhovalin Trifonit, duke çuar në festë tifozët fierakë.
Flamurtari barazoi në minutën e 79-të, kur Trimeror Selimi dërgoi topin në rrjetë.
Një ndeshje me intensitet dhe emocione që la gjithçka të hapur për sfidat e ardhshme të kampionatit.