Ndeshja e luajtur në stadiumin “Roza Haxhiu” në Lushnje midis KF Lushnjes dhe FK Apolonisë u mbyll me fitorene e vendasve me rezutatin 2-1.
Situata e fushës ishte shumë keqe, baltë dhe e rrëshqitshme dhe bari as që egzistonte më.
Vendasit gjetën rrjetën në minutën e 37-të me anë të Fousseny Kamissoko dhe në minutën e 52-të Redi Kaçanolli shënoi golin e dytë për lushnjarët.
Apolonia pati shumë raste që nuk i realizoi dhe vetëm në minutën e 73-të Erald Maksuti shënoi nje gol shumë të bukur duke ngushtuar diferencën në 2-1 .
Minutat e mbetura Apolonia bëri presion në portën Lushnjare, dhe në minutat e fundit madje u anulua goli i Enea Topit për pozicion jashtë loje.
Fk Apolonia mundej dhe duhej ta fitonte këtë derbi pavarësisht nga kushtet e tmerrshme të Stadiumit të Lushnjes.
Kjo fushë padyshim që duhet të kualifikohet si një fushë që nuk plotëson standartet dhe kërkesat e Federates për zhvillimin e ndeshjeve.