Përfundon 0-3 ndeshja në Luz midis Luzit të Vogël 2008 dhe FK Apolonia.
Me një paraqitje të shkëlqyer FK Apolonia triumfoi në ndeshjen e së dielës në Luz duke kapur vendin e dytë të renditjes në tabelën e klasifikimit të Kategorisë së Parë të futbollit për meshkuj në Shqipëri.
Golat që dërguan ekipin drejt fitores u shënuan në momente vendimtare të ndeshjes.
Erald Maksuti shënoi golin e parë në minutën e 12-të, ndërsa Mmesoma Anthony Umejiego dhe Abjel Bejzade kontribuan më tej me golat e tyre të shënuar në minutat e 13-të Umejiego dhe Bejzade në minutën e 60-të.
Ndeshja qe e ashpër, mesfushori i Apolonisë, Bejzade mori dy kartona të verdhë duke e bërë të pamundur të jetë në ndeshjen e radhës.
Klubi vazhdon të ecë përpara me besim dhe kujdes në çdo ndeshje dhe po bën tifozat e Apolonisë krenar.












