NDESHJA E RADHËS

Ndeshjet e javes, Skuadra e I-re

FK Apolonia- KF Naftëtari, 4-0

FK Apolonia- KF Naftëtari, 4-0

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

U zhvillua në Stadiumin “Loni Papuçiu” ndeshja FK Apolonia- KF Naftëtari, Turi i Dytë 1/32 për Kupën e Shqipërisë.
Ekipi ynë bëri një paraqitje të mirë dhe këmbënguli për të fituar, dhe kjo e tregoi në rezultatin përfundimtar: 4-0 në favor të
Apolonisë.
Në minuten e 7-të Redi Kaçanolli realizoi golin e parë, në minutën e 18-të dhe të 20-të Mmesoma Anthony Umejiego realizoi dy gola duke e çuar kështu rezultatin 3-0 për Apoloninë.
Lojtarët e Apolonisë shfaqën një lojë të koordinuar dhe efikase, duke shfrytëzuar shanset e tyre me sukses.
Në pjesën e dytë Redi Kaçanolli realizoi gol në minuten e 83.
Gjatë ndeshjes, ata demonstruan aftësi të mira në sulm dhe mbrojtje, duke e bërë të merituar fitoren.
Me një lojë të shkëlqyeshme dhe përpjekjen e tyre të pandërprerë, Apolonia arriti të siguronte vajtjen në raundin tjetër të Kupës së Shqiperisë.

Lajme e fundit

×