NDESHJA E RADHËS

Ndeshjet e javes, Skuadra e I-re

Apolonia mposht Bylis 4-1

Apolonia mposht Bylis 4-1

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email
Në një përballje të shumëpritur midis FK Apolonia dhe KF Bylis në stadiumin “Loni Papuçiu”, ekipi ynë triumfoi derbin me rezultatin e thellë 4-1.
Lojtarët e FK Apolonisë dominuan lojën plotësisht duke bërë një paraqitje të shkëlqyer.
Mmesoma Anthony Umejiego shënoi golin e parë në minutën e 45, duke filluar kështu një seri golash për skuadrën e tij.
Xhovalin Trifoni bëri golin e dytë në minutën e 64, Erald Maksuti dhe Stefano Omeri vazhduan shfaqjen e tyre të mrekullueshme në fushë, duke shënuar në minutat e 71 dhe 87 ( me penallti) duke e nderuar ekipin e tyre dhe duke bërë një fitore të shkëlqyer dhe duke treguar se Apolonia është ekipi më i mirë i Kategorisë së Parë!
Për KF Bylis, Jefferson Pessanha Agostinho shënoi një gol në minutën e 90+4, për shkak të gabimit të Rubin Hebesë por nuk ishte mjaftueshëm për të ndalur dominimin e Apolonisë.
Me këtë fitore të ndritshme, FK Apolonia vazhdon rrugën e vet në kampionatin e futbollit.

Lajme e fundit

×