Derbi emocionues ndërmjet KF Lushnja dhe FK Apolonia u zhvillua në Stadiumin “Roza Haxhiu” në Lushnjë, duke perfunduar me barazim 1-1.
FK Apolonia ka filluar ndeshjen me vendosmëri për të fituar dhe në minutën e 55 Xhovalin Trifoni shënoi gol për Apoloninë, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke sjellë gëzim tek tifozët e ekipit.
Në minutën e 73, ndodhi autogoli i mbrojtësit të Apolonisë Eneh Ndubuisi Francis që i fali golin e barazimit Lushnjës. Ky moment ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.
Shansi i vetëm për lushnjarët ishte në minutën e fundit të takimit, Harizaj ndali penalltinë e goditur nga francezi Leru.
Kështu Apolonia vazhdon të jetë në vendin e 5-të me 35 pikë, ndërsa Lushnja bie në vendin e 7-të me 27 pikë.












