Ndeshja e javës së 19-të në Kategorinë e Parë solli një sfidë të fortë midis FK Apolonia dhe KF Luz i Vogël 2008.
Loja u zhvillua në fushën “Loni Papuçiu” në Fier dhe përfundoi me rezultatin 1-0.
Ekipi i Apolonisë bëri një lojë të mirë, duke kërkuar të kapte avantazhin në minutat e para të ndeshjes. Pas disa tentativave, rasti i shënimit erdhi në minutën e 31, kur lojtari Erald Maksuti fitoi penalltinë dhe Stefano Omeri e realizoi penalltinë duke shënuar golin vendimtar për ekipin.
Ndërkaq, portieri i Apolonisë Aldo Bushi që lozi gjatë gjithë lojës dhe mbrojtja e fortë e skuadrës sonë siguruan avantazhin e fituar duke e mbyllur kështu ndeshjen me fitore të FK Apolonisë.
Kështu FK Apolonia mbetet në vendin e 5- të të kampionatit.
Arbitri dha 2 kartona të verdhë për Umejiego dhe Trifonin e FK Apolonisë dhe 2 kartona të verdhë për Burgaj dhe Balla të Luzi 2008.












