Në një shfaqje të mrekullueshme futbolli dhe me një performancë të shkëlqyer ekipi i femrave të FK Apolonia mati forcën e vet në ndeshjen kundër KF Laçit.
Ndeshja e kthimit për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë për Vajza u zhvillua në Kompleksin Zmijani dhe përfundoi me një fitore të thellë prej 1-8 në favor të Apolonisë.
Valentina Troka shkëlqeu në fushën e lojës duke shënuar dy gola në minutat 5 dhe 54, ndërsa Xhesika Ndoj shtoi një tjetër në minuten e 18. Vanesa Levenaj shënoi tri gola në minutat 42, 72 dhe 90. Performanca e lojtares Nejla Rakipaj e çoi Apoloninë drejt fitores me golin e saj në minutën e 71, ndërsa Beatrice Adawoed Sesu shënoi në minutën e 80.
Rosela Vasa shënoi golin e vetëm për Laçin në minutën e 66.
Kjo fitore e thellë e FK Apolonia Femra na kualifikon në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë për Femra.
Kjo fitore e thellë e FK Apolonia Femra na kualifikon në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë për Femra.












