FK Apolonia dhe Flamurtari FC u ndeshën sot në Fier, në një sfidë tepër të vështirë, ndeshje e cila përfundoi me barazim 1-1.
Flamurtari mori avantazhin në minutën e 11′, kur Behar Ramadani shënoi gol.
Megjithatë, lojtarët e Apolonisë reaguan menjëherë dhe shënuan shumë shpejt duke e barazuar rezultatin.
Romeo Harizaj realizoi një penallti me shumë sukses në minutën e 19′.
Ndeshja u karakterizua nga intensiteti i lartë loje dhe përpjekjet e dy ekipeve për të siguruar fitoren dhe për tu ngjitur në tabelë.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes me gjithë rastet dhe kundërzbritjet e të dy skuadrave.
Në minutat e 20 dhe 50, lojtari i Apolonisë Yasin mori dy kartona të verdha të njëpasnjëshëm duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë në fushë, gjë që e vështirësoi shumë lojën e skuadrës sonë.
Asnjëri nga ekipet nuk arriti të shënojë golin vendimtar.
Barazimi 1-1 reflekton rivalitetin midis skuadrave që ka qenë dhe është i vazhdueshëm e gati gati ngjajnë si ndeshjet derbi ndërmjet dy ekipeve.












