FK Apolonia Femra ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Vllazninë me rezultatin 3-0, në takimin e vlefshëm për Kategorinë Superiore të Vajzave.
Vajzat e Apolonisë zhvilluan një paraqitje shumë të mirë, duke dominuar lojën dhe duke shënuar me Bruna Lisandra Tenutti de Souza në minutat e 19-të dhe 52.
Fitoren e Apolonisë e vulosi Esther Owusu në minutat shtesë të ndeshjes.
Një triumf i merituar ndaj Vllaznisë, me Apoloninë që rikthehet nga kjo transfertë me tri pikë të rëndësishme në kampionat.











