FK Apolonia barazoi 0-0 në transfertë ndaj Korabit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Korabi”.
Takimi u karakterizua nga një lojë e fortë dhe me shumë ndërhyrje, ku të dyja skuadrat patën vështirësi për të krijuar raste të pastra shënimi. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën ritmi i lojës u ndikua edhe nga kartonët dhe ndërprerjet e shpeshta.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve deri në fund, skuadra fierake nuk arriti të gjejë golin e fitores.











