FK Apolonia u mposht me rezultatin 0-1 nga KF Skënderbeu në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu”.
Takimi ishte i luftuar dhe me pak raste të pastra shënimi për të dy skuadrat gjatë pjesës së parë. Në pjesen e dytë të lojës, miqtë arritën të gjejnë golin vendimtar në minutën e 75-të me realizimin e Saleh Nasr.
Pavarësisht përpjekjeve të skuadrës fierake për të rikthyer baraspeshën në minutat e mbetura, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.











