FK Apolonia u përball me KS Kastriotin në stadiumin “KF Vora”, në një ndeshje të luftuar që u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të kundërshtarit.
Takimi ishte i balancuar për pjesën më të madhe të kohës, me skuadrën tonë që kërkoi të mbante kontrollin dhe të krijonte raste për shënim. Goli vendimtar i sfidës erdhi në minutën e 68-të, kur Dejvid Kapllani realizoi për Kastriotin.
Pavarësisht përpjekjeve deri në fund, Apolonia nuk arriti të rikthejë baraspeshën, ndërsa tashmë fokusi kalon te përgatitjet për ndeshjet e radhës.











