FK Apolonia Femra ka siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Shqipërisë për vajza, pas përballjes ndaj KF Gramshit në Fier, në ndeshjen e vlefshme për turin gjysmëfinal (1/2).
Takimi përfundoi në barazim 0-0, rezultat që i mjaftoi skuadrës fierake për të prerë biletën drejt finales.
Me këtë rezultat, Apolonia Femra do të përballet në finalen e Kupës së Shqipërisë me KF Teutën, në një duel që pritet të jetë mjaft i fortë.











