NDESHJA E RADHËS

Ndeshjet e javes, Skuadra e I-re

FK Apolonia kalon turin 1/16 të Kupës së Shqipërisë

FK Apolonia kalon turin 1/16 të Kupës së Shqipërisë

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email
Në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të Kupës së Shqipërisë, FK Apolonia arriti një fitore të shkëlqyer 2-1 ndaj KF Luzi 2008 në shtëpi.
Lojtarët e Apolonisë treguan performancë të shkëlqyer, duke siguruar kalimin në turin e radhës të këtij turneu kombëtar.
Pritet që FK Apolonia të luaj në vazhdim me FK Partizaznin në kuadër të Kupës.

Calice Dor Nwatsock A Ekoro ishte protagonisti i ndeshjes duke shënuar dy gola shumë të shpejtë në minutat e 4 dhe 9.
Ky fillim i fortë dhe i mbarë ndikoi shumë në ecurinë ndeshjes për Apoloninë.
Skuadra jonë luajti bukur, duke treguar nivel të lartë lojë, organizimi, sulmi e mbrojtëje.

KF Luzi 2008 u kundërpërgjigj dhe shënoi një gol nga Andrea Pjetri në minutën e 43.
Kështu Apolonia vazhdon rrugëtimin e saj drejt ngjitjes duke treguar vlerat e veta dhe duke u bërë një skuadër e vështirë për tu mundur dhe me të cilën nuk kanë dëshirë të ndeshen edhe skuadra nga “Abissnet Superiore”.

Lajme e fundit

×