NDESHJA E RADHËS

FK Apolonia skuadra e pare semra sezoni 2022-2023 ne ndeshjen me Lacin
Femra, Ndeshjet e javes, Skuadra e I-re

Femrat e Apolonisë, shi golash me Laçin

Femrat e Apolonisë, shi golash me Laçin

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

U zhvillua ndeshja për femra skuadra e parë Apolonia- Laçi në Fier, me rezultatin 6-0 për Apoloninë.

Golat u shënuan nga: Xhesika Ndoj 2 gola, në minutat 2 / 15, Valentina Troka 2 gola, minutat 10 /76 dhe  Agli Iliadhi 2 gola, minnutat 51 /64.

Kapitenia  Xhulia Xhindole shprehet: “Gjithë grupi ka bërë një lojë të mire, por lojtarja e ndeshjes së Apolonisë sot ishte Agli Iliadhi, e cila shënoi një gol fantastik me rrafishatë”.

“Lojtaret e Apolonisë e dominuan ndeshjen deri në minutat e fundit duke shënuar 6 gola.“

Vlen të kujtojmë se skuadra e parë e Femrave të Apolonisë është prej vitesh nënkampione e Shqipërisë.

E pyetur se si zhvillohen karrierat sportive në Klubin e Apolonisë ajo vazhdon:

“Klubi i Apolonisë ka mbështetur çdo lojtare që është pjesë e tij që të ketë një karrierë sa më të mirë, të  gjatë dhe profesionale.

Klubi dhe presidenti Kokëdhima na mbështet në çdo hap që ne hedhim dhe na jep mundësinë që të studiojmë dhe të ushtrojmë profesionin e trajneres në ekipet zinxhir”.

Lajme e fundit

×