U zhvillua ndeshja U-16 për femra Skënderbeu-Apolonia në Korçë me rezultatin 0-3 për Apoloninë.
Skuadra jonë e vuri nën presion të madh ekipin kundërshtar. Golat u shënuan nga: Rakipaj N. në minutën e 32 dhe Mykaj.K 2 gola, në minutat 65 dhe 69.
Moti ishte shumë i ftohtë, me erë të fortë që merrte edhe topin, por vajzat fierake ia dolën fuqishëm.
SKuadra U-16 është një skuadër e fortë, me lojtare plot kualitet dhe mjaft premtuese për Klubin.
Skuadra është në krye të klasifikimit.
Trajnerja Xhulia Xhindole shprehet në lidhje me ekipin e saj: “Skuadra jonë stërvitet çdo ditë me dëshirë, pasion dhe impenjim shumë të lartë.
Objektivi i skuadrës është të fitojë Kupën e Shqipërisë”.
E pyetur se si zhvillohen karrierat sportive në Klubin e Apolonisë ajo vazhdon:
“Klubi i Apolonisë ka mbështetur çdo lojtare femër që është pjesë e tij që të ketë një karrierë sa më të mirë, të gjatë dhe profesionale.
Klubi dhe Presidenti Kokëdhima na mbështet në çdo hap që ne hedhim dhe na jep mundësinë që të studiojmë dhe të ushtrojmë profesionin e trajneres në ekipet zinxhir”.
E pyetur se cila është ëndrra e saj ajo përgjigjet: “Ëndrra jonë si ekip është të dalim kampion, ndërsa ëndrra ime personale është të prodhoj lojtare cilësore që i shërbejnë ekipit të parë dhe të dalim kampion për kampionatin U-16”.












