NDESHJA E RADHËS

Femra, Ndeshjet e javes

FK Apolonia Femra e nis me fitore ndeshjet për Kupën e Shqipërisë

FK Apolonia Femra e nis me fitore ndeshjet për Kupën e Shqipërisë

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

FK Apolonia Femra ka nisur rrugëtimin për Kupën e Shqipërisë me një fitore mbresëlënëse me rezultatin 11-1, kundër KF Laçit në  “shtëpi”.
Fusha e “Loni Papuçiu” ishte stadiumi, ku futbollistet e Apolonisë treguan një performancë të lartë.
Lojtaret e Apolonisë e filluan ndeshjen me gol në minutën e 3-të nga Ogechi Precious Ukwuoma e cila shënoi golin e parë për Apoloninë. Pas këtij goli, ekipi nuk u ndal dhe vazhdoi të dominonte fushën me;
Xhulia Xhindole në minutën e 5′
Xhesika Ndoj në minutat  7′, 27′
Vanesa Levenaj në minutat  8′, 14′, 21′, 79′
Beatrice Adawoed Sesu në minutat 16′, 45′
Albana Malaj  në minutën e 85′ .
Sulmi i pasur dhe mbrojtja e fortë siguruan një avantazh të madh për Apoloninë që nga fillimi i ndeshjes.
I vetmi gol për KF Laçin u shënua nga Rosela Vasa në mintën e 87.
Lojtaret kanë luajtur me pasion dhe kanë shfaqur aftësi të larta futbolli.
Ky është një fillim shumë i mirë për ne në këtë kampionat.

Lajme e fundit

×