Në një përballje të skuadrave të femrave, FK Apolonia arriti fitoren në shtëpi me rezultatin 2-1 kundër Partizanit.
Ishte një ndeshje e luftuar dhe shumë e fortë.
FK Apolonia e dominoi plotësisht ndeshjen.
Kehinde Habeebat Akinwande u shfaq si protagoniste e parë, duke shënuar një gol të rëndësishëm për Apoloninë në minutën e 32-të.
Valentina Troka shënoi një penallti
në minutën e 63-të, duke i dhënë ekipit të saj avantazhin.
Për Partizanin Kesjana Goro shënoi një gol të vetëm në minutën e 90’+2′.
Kjo fitore e Apolonisë i jep skuadrës motivim për ndeshjet në vazhdim të sezonit dhe bën që të renditet e 3-ta në klasifikimin e kampionatit “Abissnet Superiore Femra”.












