Përballja mes KF Vllaznia Femra dhe FK Apolonia Femra në Shkodër solli një ndeshje të fortë me emocion dhe tension.
Në një moment Aksioni të Vllaznisë, në minutën e 17-të Xhulia Xhindole bëri faul që arbitrja e ndëshkoi rëndë me karton të kuq duke lënë fushën e lojës dhe duke e lënë kështu skuadrën me 10 lojtarë.
Apolonia bëri një lojë të shkëlqyer duke e vënë në vështirësi të madhe Vllazninë në fushën e vet .
Një asist i bukur i Vanesa Levenaj i dhënë Xhesika Ndojit dhe kjo e fundit shënoi golin e barazimit në minutën e 55.
Arbitrja kryesore ndëshkoi me 4 kartona Ekipin e Apolonisë, 3 të verdhë e 1 i kuq.
Vlen të shënohet moti shumë i ftohtë e me shi që nuk pushoi gjatë gjithë ndeshjes.
Ndeshja u zhvillua e ashpër me zbritje e kundërzbritje, por në minutat e fundit të ndeshjes Arlinda Kodra e Vllaznisë shënoi në minutën e 88, duke përfunduar ndeshjen me rezultatin 2-1 për Vllazninë.
Rivaliteti i këtyre dy skuadrave ka qenë i vazhdueshëm dhe ka qenë gjithmonë ndeshje e vështirë për Vllazninë ndeshjet që ka bërë me Apoloninë.
