Në një ndeshje spektakolare të luajtur në stadiumin “Arena e Demave”, FK Apolonia arriti një fitore të thellë 5-1 ndaj KF Egnatia, duke ngritur lart trofeun e Kupës së Shqipërisë për femra!
Ekipi fierak tregoi forcë dhe vendosmëri që në minutat e para, kur Bruna Lisandra Tenutti De Souza realizoi dy herë në minutat 4 dhe 8.
Klea Hamonikaj shtoi avantazhin në minutën 17, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, në minutën 19, ishte Ahlice Da Silva Guedes që shënoi golin e katërt.
Vanesa Levendi vulosi rezultatin me një gol në minutën 84, duke e kthyer fitoren në një festë të vërtetë për Apoloninë.
Për KF Egnatian, e vetmja që gjeti rrjetën ishte Kejsi Puca në minutën 73.
Ky sukses i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e përkushtimit dhe pasionit të vajzave të FK Apolonia për futbollin, mbështetjes së Presidentit Koço Kokëdhima dhe punës së trajnerit Maringlen Kule.
Urime kampioneve tona!