Në një përballje të fortë dhe plot emocione të Final 4 të Kategorisë Superiore Femra, FK Apolonia dhe KF Vllaznia u ndanë me rezultatin 1-1.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier, ku të dyja skuadrat dhanë maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.
Vllaznia kaloi në avantazh në minutën e 53-të me golin e shënuar nga Esi Lufo.
Por vajzat e Apolonisë nuk u dorëzuan dhe luftuan deri në fund, duke barazuar rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes me një gol të bukur nga Klea Hamonikaj.
Ky rezultat e mban hapur garën për vazhdimësinë e Final 4, duke treguar edhe një herë forcën dhe karakterin e vajzave të Apolonisë.