Ndeshja e fundjavës për femra Apolonia- Kinostudio u zhvillua në Stadiumin “Loni Papuçiu” më 22 Tetor. Loja u karakterizua nga një luftë e fortë dhe një lojë energjike nga të dyja skuadrat.
Apolonia bëri një lojë të mirë dhe rezultati e tregon më së miri.
Golat që sollën kënaqësi për tifozët nga: Xhesika Ndoj, e cila shënoi në minutën e 9-të, duke
filluar lojën me një sulm të shpejtë, Vanesa Levenaj çau rrjetën dy herë, në minutat e 15-të dhe 89-të.
Valentina Troka shënoi dy herë në minutat e 36-të dhe 67-të.
Kenianja Lorna Nyabuto shënoi gol në minutën e 72-të.
Skuadra e Apolonisë vazhdon rrugëtimin drejt ngjitjes në krye të tabelës.
![](https://fkapolonia.al/wp-content/uploads/2023/10/9935EC52-3EA7-412F-B18A-C66A0903E091.jpeg)