NDESHJA E RADHËS

Femra, Ndeshjet e javes

Fitore spektakolare e FK Apolonia Femra ndaj KF Laçi

Fitore spektakolare e FK Apolonia Femra ndaj KF Laçi

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email
Skuadra e femrave të FK Apolonia ka regjistruar një fitore fantastike, duke mposhtur KF Laçi me rezultatin e thellë 15-0, në ndeshjen e zhvilluar në Fier.
Vajzat e Apolonisë dominuan totalisht takimin, duke treguar forcë, organizim dhe efikasitet të lartë para portës.

Serinë e golave e hapi Ahlice Da Silva Guedes
që në minutën e 1-rë, ndërsa Vanesa Levendi shtoi dy gola të tjerë në minutat 8 dhe 48. Klea Hamonikaj shkëlqeu me një performancë fantastike, duke shënuar plot pesë gola në minutat 9, 15, 17, 21 dhe 32, si dhe një tjetër në minutën 65.

Kontributin e tyre e dhanë edhe Anela Vishkulli me dy gola në minutat 50 dhe 57, Nicole Ndjock Pouhe
në minutën 53, si dhe Felicia Dew Owusu me dy gola në minutat 61 dhe 71.

Serinë e golave e mbylli Alworonga Debora Stephen Luka në minutën e 73.

Një paraqitje mbresëlënëse që konfirmon ekipin e femrave të FK Apolonia si një forcë të padiskutueshme në kampionat.

Lajme e fundit

×