NDESHJA E RADHËS

Femra, Ndeshjet e javes

FK Apolonia Femra fiton bindshëm ndaj FK Partizanit

FK Apolonia Femra fiton bindshëm ndaj FK Partizanit

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Ndeshja mes ekipeve të femrave FK Partizani dhe FK Apolonia, e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me fitoren e bindshme të Apolonisë me rezultatin 1-5.

Për Partizanin, goli i vetëm u shënua nga Arlinda Kodra në minutën e 18-të, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës vendase.

Megjithatë, Apolonia reagoi fuqishëm dhe përmbysi rezultatin me golat e Vanesa Levendit në minutat 36 dhe 71, Xhesika Ndoj në minutën e 38, Bruna Lisandra Tenutti De Souza në minutën e 44, si dhe Klea Hamonikaj në minutën e 78.

Një fitore dominuese për FK Apolonia Femra, që tregon forcën dhe organizimin e ekipit në fushë.

Lajme e fundit

×