Në kuadër të Kategorisë Superiore për femra, FK Apolonia u përball me Vllazninë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në një ndeshje që përfundoi me rezultatin 3-1 për skuadrën vendase.
Vllaznia kaloi në avantazh që në minutën e 5-të me golin e Raeanne Jeanette Jones. Apolonia reagoi, por vendaset gjetën sërish rrugën e rrjetës në minutën e 51-të me Esi Lufo, ndërsa Megi Doci shënoi golin e tretë në minutën e 63-të.
Megjithatë, Apolonia nuk u dorëzua dhe në minutat e fundit të sfidës, braziliania Bruna Lisandra Tenutti De Souza realizoi një gol të bukur, duke ngushtuar diferencën dhe vulosur rezultatin përfundimtar në 3-1.