Në një përballje të fortë të kampionatit të futbollit për femra, FK Apolonia- KF Vllaznia në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier, përfundoi me rezultatin 0-2.
Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e ekuilibruar, dhe Apolonia pati disa raste për të shënuar.
Reparti i mbrojtjes së Apolonisë shmangi shumë raste për gol deri afër mesit të pjesës së dytë.
Në minutën e 68-të Megi Doçi, realizoi golin e parë nëpërmjet një penalltie dhe në minutën e 75-të golin e dytë.