Ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë midis FK Partizani dhe FK Apolonia, e zhvilluar në “Shtëpia e Futbollit – FSHF”.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por loja e Apolonisë ishte e shkëlqyer, me pasime e qarkullim topi, presion ne portën e Partizanit dhe e domonoi plotësisht ndeshjen.
Në pjesën e dytë, Apolonia shënoi golin e parë, kur Lorna Nyabuto në minutën e 64-të, çau rrjetën me një gol të shkëlqyer me gjuajtje nga distanca, duke kaluar ekipin e saj në avantazh.
Shtatë minuta më vonë, Klea Hamonikaj dyfishoi rezultatin për Apoloninë në minutën e 71-të, duke i demoralizuar lojtaret e Partizanit.
Në minutat e fundit të shtesës, u dha një penallti në favor të Partizanit në minutën e 90+3.
Apolonia bëri një lojë të shkëlqyer duke treguar një skuadër solide, të organizuar, me lojtarë të spikatuar dhe një skuadër mjaft e disiplinuar.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të FK Apolonisë, duke e kurorëzuar këtë skuadër si fituese të Kupës së Shqipërisë. Ky ishte një triumf i rëndësishëm për Apoloninë.
Maringlen Kule,trajneri i FK Apolonia femra shprehet i kenaqur për performancën e skuadrës dhe shprehet se e synonin dhe punuan fort për të arritur këtë rezultat.