NDESHJA E RADHËS

Femra, Ndeshjet e javes

Femra: FK Apolonia shkon në finalen e “Abissnet Superiore”

Femra: FK Apolonia shkon në finalen e “Abissnet Superiore”

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Ndeshja e kthimit në gjysmëfinalen e “Abissnet Superiore” për femra midis FK Apolonia dhe KF Tiranë u zhvillua në ambjentet e aneksit të stadiumit “Loni Papuçiu” në Fier dhe përfundoi me një fitore për skuadrën vendase me rezultatin 2-0.
Ishte përballje e fortë mes dy skuadrave, por Apolonia arriti të dilte fituese në këtë duel vendimtar.
Golat për Apoloninë u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes. Vanesa Levenaj ishte e para që gjeti rrugën drejt rrjetës kundërshtare në minutën e 65-të, duke sjellë gëzimin për tifozët dhe ekipin.
Pas disa përpjekjeve të ngulitura, Valentina Troka e siguroi fitoren për Apoloninë me golin saj të shkëlqyeshëm në minutën e 71-të.
Ky rezultat e dërgoi Apoloninë në finalen e “Abissnet Superiore” për Femra, duke i dhënë mundësinë për të fituar kampionatin.
Finalja e madhe midis Apolonisë dhe Vllaznisë do të luhet më 13 Maj në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë.

Lajme e fundit

×