NDESHJA E RADHËS

Femra, Ndeshjet e javes

FK Apolonia Femra kualifikohet si finaliste e Kupës

FK Apolonia Femra kualifikohet si finaliste e Kupës

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

FK Apolonia Femra shënoi një fitore bindëse në ndeshjen e kthimit për Kupën e Shqipërisë ndaj KF Gramshit Femra, duke përfunduar me rezultatin 0-5 në Stadiumin “Myslym Koçi”.
Ekipi i Apolonisë doli në fushë me një paraqitje të fuqishme dhe ekipi i Gramshit nuk mundi të rezistonte goditjeve të vazhdueshme të lojtarëve të Apolonisë.
Xhesika Ndoj ishte një nga protagonistet e kësaj ndeshjeje, shënuar dy herë në minutat 51 dhe 80,
Vanesa Levenaj dhe Kehinde Habeebat Akinwande shtuan në euforinë e Apolonisë, duke shënuar respektivisht në minutat 65 dhe 81.
Një autogol i lojtares së Gramshit, Monakivine Kwim, në minutën e 70, theu çdo shpresë të mundshme për një rikthim.
Ky rezultat jo vetëm që siguroi kalimin e Apolonisë në finalen e Kupës së Shqipërisë, por tregoi edhe dominancën dhe kualitetin e ekipit në fushën e lojës.
Kujtojmë se Ekipi i FK Apolonisë prej shume vitesh ka qenë nënkampione e Shqipërisë për Femra dhe ka lojtare që lozin me kombëtaren e Shqipërisë.

Lajme e fundit

×