NDESHJA E RADHËS

Apolonia Femra fiton me KF Gramshin me rezultat 0-14

Apolonia Femra fiton me KF Gramshin me rezultat 0-14

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Sot, në fillimin e kampionatit të Abissnet Superiore për femra, u zhvillua ndeshja mes skuadrave KF Gramshi dhe FK Apolonia, në stadiumin “Myslym Koçi”.
Në një paraqitje të jashtëzakonshme, vajzat e Apolonisë triumfuan me një rezultat spektakolar 0-14. Lojtaret e Apolonisë treguan aftësi të larta futbolli dhe koordinim të shkëlqyer në fushën e lojës, duke shënuar gola të shumtë dhe duke dominuar lojën në mënyrë të plotë.
Golat u shënuan për Apoloninë nga; Marinela Mema në minutën e 9-të, Xhesika Ndoj në minutën e 24-të, 3 gola nga Beatrice Adawoed Sesu në minutat 32′, 39′ dhe 57′, 6 gola nga Valentina Troka në minutat 42′, 44′, 60′, 66′, 73′ dhe 79′, Vanesa Levenaj në minutën e 52-të, Lorna Nyabuto në minutën e 53-të.
Si të mos mjaftonin golat e vajzave të Apolonisë, Klara Xhafi e KF Gramshit bën autogol në minutën e 64-të.
Gramshi, pësoi kështu një humbje të vështirë.
Për të dyja ekipet, ky ishte një fillim intensiv i kampionatit. Kjo ndeshje shënon fillimin e një sezoni të ri, ku do të shohim garë, talent dhe vendosmëri për fitore në çdo lojë.

Lajme e fundit

×