NDESHJA E RADHËS

Lajme, Meshkuj, Skuadra e I-re

Erald Maksuti, sulmuesi i talentuar 19 vjeçar

Erald Maksuti, sulmuesi i talentuar 19 vjeçar

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Sulmuesi Erald Maksuti është 1.88 metra i gjatë, i shpejtë, inteligjent dhe plot mendim në lojë.
Ai është trajnur në Akademinë Brian’s në Lezhë dhe më pas u bë pjesë e U19 të Apolonisë duke u bërë ndër lojtarët më të mirë të skuadrës dhe duke e ndihmuar atë të bëhet kampione e vendit dhe të merrte pjesë në Champions League.
Eraldi spikati në ndeshjet e zhvilluara me F.C. Astana dhe F.C. Hajduk gjatë kësaj gare.
Ai luan sulmues tek F.K. Apolonia prej 2 vitesh dhe me ekipin e parë të Klubit Apolonia shënoi 2 gola sezonin e kaluar.
Eraldi e ndjek mirë lojën, bashkëvepron shumë mirë me slumuesit e tjerë dhe me lojtarët e skuadrës. Luan fort lojën në ajër dhe luan me mendje dhe me këmbë. Është shumë punëtor, I disiplinuar, I edukuar dhe mjaft civil, miqësor dhe fjalëpak.
Ai është lojtar i rëndësishëm i ekipit të parë të F.K. Apolonisë dhe performanca e tij pritet të rritet akoma më shumë.
Është lojtar mjaft i kërkuar, por klubi ka preferuar ta ngrejë akoma më lart performancën e tij, duke parë potencialin e zhvillimit të tij dhe kapacitetin, mundësitë dhe aftësitë trajnuese të Ekipit teknik të Klubit.
Objektivi kryesor i këtij sezoni për Erladin është që skuadra e tij të shkojë në “Abissnet Superiore”.
Familja e ka mbështetur gjatë gjithë kohës dhe e ndjek atë në çdo ndeshje.
Klubi F.K. Apolonia ka besim të madh tek Eraldi. Presidenti Kokëdhima e ka mbështetur shumë Eraldin për të rritur performancën dhe kontributet e tij në Klub. Pretendimet e Klubit janë të larta për ta çuar Eraldin në Elitën e futbollit profesionist.

Lajme e fundit

×