Vajzat e U16 FK Apolonia fituan sot në shtëpi me ekipin e KF Bylis-it me rezultatin 4-0.
Vajzat tona e udhëheqin grupin pa asnjë humbje.
Malaj shënon 2 golat e parë në minutat 3’ dhe 5’. Më pas Cakaj vazhdoi me 2 gola të tjerë duke e mbyllur këtë ndeshje me rezultatin e bukur 4-0.
Vajzat e U16 janë një skuader këmbëngulëse dhe me vajza shumë punëtore, të cilat luajnë plot pasion e deshirë gjithmonë për të fituar dhe duke u përballur me çdo kundërshtar.
Kujtojmë se trajneret Xhulia Xhindole dhe Antigona Hyskja punojnë plot pasion me vajzat e skuadrës së tyre.
FK Apolonia është klubi që ka investuar ndër të parët në vend për futbollin e femrave dhe po krijojnë zinxhirin e plotë të ekipeve të vajzave.












