Ka punuar 5 vjet si mësuese matematike prane Gjimnazit të Ri në Fier.
Nga viti 1996 e në vazhdim ( 27 vjet) ka punuar si CEO në disa shoqëritë:
Shekulli Media Group (Media), Abissnet sh.a (Telekomunikacion), DES Real Estate (Real Estate), Muzeu i Artit “Kokëdhima” etj.
Ajo gjithashtu ka drejtuar projekte dhe departamentet e marketingut në disa shoqëri.
Është menaxhere e shquar operacionale, për kërkim-zhvillimin, për ideimin dhe aplikimin e projekteve, për drejtimin e marketingut të Brandit, për zhvillimet e marketimit online dhe konvergjencën e organizimin e stafeve.
Znj. Kokëdhima është shumë e disiplinuar, racionale, shumë punëtore, ndjek deri në fund zbatimin e projekteve dhe ka aftësi të larta komunikuese.
Zotëron gjuhën angleze dhe punon shkëlqyer në grup.