NDESHJA E RADHËS

Ndeshjet e javes

Bledar Borova: Edhe 8 finale drejt titullit kampion

Bledar Borova: Edhe 8 finale drejt titullit kampion

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Në një bashkëbisedim të shkurtër me trajnerin e Apolonia U-19 meshkuj, e pyetëm se si ai dhe skuadra që ai drejton e shikon zhvillimin e garës deri në fund të sezonit 2022-2023.
Ai u shpreh:
“Fundjava do të jetë vërtet e zjarrtë në garën për mbrojtjen e titullit kampion. Apolonia U-19 meshkuj do të përballet me F.K. Tirana U-19 që ndodhet në vendin e dytë të klasifikimit.
Jam besimplotë për të vazhduar si një familje në fushë dhe jashtë saj edhe këto 8 ndeshje finale drejt titullit kampion. Ekipi do të hyjë në lojë vetëm për fitore për të filluar shkëputjen nga kundërshtarët”.
Skuadra e meshkujve Apolonia U-19 vazhdon kryesimin e tabelës së renditjes së U-19 “Abissnet Superiore”-s pasi mposhti të dielën e shkuar Internacionalin me rezultatin 2-1.
Ndeshja e radhës zhvillohet në datën 9 prill, ora 12.00, në Fier.
Është java e 20-të e kampionatit për U-19 meshkuj të “Abissnet Superiore”-s dhe gara është ashpërsuar shumë për titullin kampion.
Kujtojmë se Apolonia U-19 e ka fituar 2 herë këtë titull në sezonet e shkuara.

Lajme e fundit

×