NDESHJA E RADHËS

Lajme

Abjel Bejzade nënshkruan me Apoloninë

Abjel Bejzade nënshkruan me Apoloninë

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Mesfushori 21-vjecar, Abjel Bejzade nënshkruan kontratë profesioniste me FK Apoloninë dhe do të jetë pjesë e Klubit fierak deri në vitin 2026.
Bejzade vjen te Apolonia pas një përvoje në klubin e fundit të Kastriotit e më herët tek NK Lokomotiva në Kroaci, Turbinës, Laçit dhe Korabit në Shqipëri.
Abjel Bejzade është një mesfushor i njohur për aftësitë e tij të shpejtësisë, zhdërvjellësisë, përvojës edhe pse i ri, qëndrueshmërisë si dhe të kuptuarit mirë të lojës dhe bashkëpunimit me kolegët në fushën e lojës.
Ai ka treguar performancë të shkëlqyer në skuadrën e tij të mëparshme dhe ka bërë të ditur se ai është një talent i bukur për të ardhmen e futbollit shqiptar.
Nënshtrimi i kontratës me Apoloninë tregon besimin, aftësitë , potencialin dhe pritshmëritë që Klubi ka për Bejzaden.
Ai është një prurje e re mjaft e rëndësishme duke e blinduar mesin e fushës së Ekipit Fierak.
Pritet që ai të japi një kontribut të madh e të çmuar në ndeshjet e ardhshme të kampionatit të Kategorisë së Parë.
Në të dyja ndeshjet e luajtura, me Korabin dhe me Lushnjen, ai ka qenë i besuari i Rodriguez për të luajtur dhe për të qenë pjesë e formacionit.
FK Apolonia i uron mirëseardhjen dhe një sezon të shkëlqyer me fanellën bardh-jeshil.

Lajme e fundit

×