I dashur President i FSHF-së, Urime!
Ne kemi pasur edhe perandorë antikë, romakë e turq, edhe vezira, edhe papë, edhe presidentë e themelues të vendeve të tjera që kanë pasur origjinë shqiptare. Por nuk kemi patur kurrë një banor të këtij vendi apo shteti në krye të një pushteti ndërkombëtar si ky.
Zgjedhja juaj si Zv. President i UEFA-s është një arritje historike për Shqipërinë. Kjo përfaqëson aktin më të mirë të këtij tranzicioni për promovimin e përpjekjeve dhe sakrificave mbinjerëzore të popullit tonë për tu integruar me dinjitet në realitetin dhe civilizimin europian. Ne jemi të sigurtë se zgjedhja juaj në këtë post të lartë do të ketë gjithashtu një ndikim të dukshëm e të qartë në zhvillimin e futbollit shqiptar.
Ju urojmë nga zemra ta gëzoni detyrën dhe suksesin tuaj të jashtëzakonshëm së bashku me familjen tuaj!
Dashtë zoti i pëlqen edhe Qeverisë kjo punë dhe i vjen mendja të bëjë ndonjë punë të mirë për futbollin profesionist të Shqipërisë.
Jetë të gjatë e suksese i dashur president!
FK Apolonia.












