NDESHJA E RADHËS

U19

Apolonia U19 shkruan historinë

Apolonia U19 shkruan historinë

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Shqipëria po përfaqësohet edhe në Ligën e Kampioneve të Evropës për Nën-19-vjeçarëve në futboll, që njihet ndryshe si Liga Rinore e UEFA-s (UEFA Youth League) dhe Apolonia ka arritur një kualifikim historik, sepse ka mposhtur 3-1 Astanën në ndeshjen e kthimit dhe është kualifikuar për në turin tjetër, pasi ndeshja e parë, e luajtur në Kazakistan, ishte mbyllur në barazim 1-1. Në fakt, në takimin e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH Sport, të rinjtë fierakë kaluan në epërsi në minutën e 13-të, me anë të Maksutit.

Me këtë epërsi minimale të Apolonisë do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën, është i njëjti autor, Maksuti, që dyfishon shifrat për fierakët, duke plotësuar dygolëshin e tij personal në këtë takim. 11 minuta më pas, Kurti, gjen edhe golin e 3-të të Apolonisë.

Ndonëse kazakët do të shkurtojnë shifrat 12 minuta para fundit të kohës së rregullt me anë të Zhumabekovit dhe fierakët do të përjetojnë një çerekore drithëruese në fund, Apolonia e mbron fitoren dhe siguron kalimin në turin tjetër, aty ku e pret Hajduku i Splitit.

Lajme e fundit

×