Ekipi Apolonia U-16 Femra, bën ligjin në Abissnet Superiore U-16, duke fituar thellë 0-6
në transfertë përballë Bylisit U-16.
Të besuarat e trajneres Xhulia Xhindole udhëheqin kampionatin e kategorisë së tyre.
Golat u shënuan prej A.Malaj në minutën e 5-të, dopietë nga N.Rakipaj në minutën e 35-të dhe
59-të, po ashtu dopietë edhe nga E.Sinaj në minutën e 46-të dhe 54-t të takimit. Gjithashtu rrugën
e rrjetës e gjeti edhe A.Cinus në minutën e 50-të.
FK Apolonia U-16 Femra kryeson e vetme duke grumbulluar pikët maksimale, pra në 5
takime ka realizuar 5 fitore dhe udhëheq në kuotën e 15 pikëve., 3 pikë më shumë se Pogradeci i
cili gjendet në vendin e dytë. Trajnerja Xhulia Xhindole shprehet me besim se ekipi I saj do duhet të punojë fort për t’u ngjitur akoma ne nivelin e futbollisteve të shquara të vendit tonë.
Kujtojmë se UEFA dhe FIFA i kanë dhënë prioritet të madh futbollit të femrave dhe kanë projektuar zhvillim shumë më të madh dhe mbeshtetje të madhe për këtë.
FK Apolonia është ndër klubet e para që zhvilloi ekipet e femrave duke ndërtuar edhe ekipet zinxhir.












