NDESHJA E RADHËS

Skuadra e pare femra FK Apolonia, e cila fiton 4-1 me Partizanin
Ndeshjet e javes

Apolonia-Partizani për femra përfundon 4-1

Apolonia-Partizani për femra përfundon 4-1

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Një ndeshje rikuperimi e quan traineri i skuadrës së parë të femrave të Apolonisë ndeshjen me Partizanin.

Sot u zhvillua ndeshja midis Apolonisë dhe Partizanit për femra në Fier.

Formacioni I fillimit eshte : Hyskja, Xhindole, Tukaj, Sesu, Rexhina Troka, Iliadhi, Mema, Ndoj, Amoniku, Valentina Troka dhe Levendi.

Loja filloi me një qarkullim shumë të mirë të topit dhe një sulm drejt portës kundërshtare. Valentina Troka jep asiste  Levendint, e cila godet edhe për pak e dergon topin në trekëndësh.

Pas 5 minutash Iliadhi jep një top të gjatë për Ndojin që me një aksion individual bën gol.

Goli i dytë u realizua nga Ndoj në minutën e 18-të. Klea Amoniku godet portën dhe është pritur nga portjerja kundërshtare, e cila e lë topin në këmbët e Ndojit, për të shënuar më pas gol.

Ne minutën e 32-të Valentina Troka realizon golin e 3-të për ekipin e Apolonisë.

Pjesa e parë u mbyll në rezultatin 3-0 për Apoloninë, e cila dominoi gjithë pjesën e parë.

Në fillim të pjesës së dytë, ekipi i Partizanit shënon golin e parë.

Më pas ishte përsëri Troka që shënon në minutën e 90-të me asiste të Amonikut.  Levendi dhe Amoniku kombinojnë dhe kjo e fundit i jep asiste Trokës e cila shënon.

Kujtojmë se Skuadra e parë e femrave të Apolonisë është nënkampione e Shqipërisë prej shumë vitesh. Skuadra ka lojtare tashmë me pervojë, inteligjencë dhe aftësi teknike e taktike si Amoniku, Troka, Levendi etj.

 

Lajme e fundit

×