NDESHJA E RADHËS

FK Apolonia
Mediat

Apolonia në stërvitje që “pa gdhirë”, katër të rinj nga akademia i bashkohen grupit

Apolonia në stërvitje që “pa gdhirë”, katër të rinj nga akademia i bashkohen grupit

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Java e re ka nisur me intensitet në Fier. Stafi teknik po punon të përshtatë idenë dhe filozofinë e re të lojës dhe që futbollistët të harmonizohen me njëri–tjetrin. Temperaturat janë të larta në Fier, ndaj seanca e djeshme stërvitore ka startuar në orën 07:45.
Si zakonisht, të parët që zbresin në fushë janë stafi, me në krye trajnerin spanjoll, Jerai Rodrigez, e më tej me radhë lojtarët. Ata gjejnë gjithçka gati, pasi për këtë përkujdeset përgatitësi atletik, Migel Gandia Monton dhe ndihmësi i tij Nikola Dakaj. 15 minutat e para i përkushtohen nxehjes së lehtë rreth fushës, për të vijuar me disa ushtrime fizike, që drejtohen nga Monton.
Ushtrimet me dhe pa top marrin kohën e tyre të konsiderueshme, për t’u bërë me korrektësi. Skuadra është ndarë në disa grupe, këtë herë më shumë se zakonisht, pasi është vënë re prania e katër lojtarëve të rinj. Fytyra të reja, por pjesë e familjes së madhe bardhejeshile.
Konkretisht bëhet fjalë për mbrojtësit Rei Lala dhe Oresti Gjika, të dy pjesë e rëndësishme e Apolonisë U-17, mesfushorin dhe njëkohësisht kapitenin e Apolonisë U-17, Klejdi Hoxhaj, si dhe sulmuesin 18-vjeçar Fabricio Çulli.
Të katërt morën ngarkesën e plotë dhe u panë tejet të motivuar. Në fund, tekniku spanjoll e ndau skuadrën në dy grupe, të ndërthurura me lojtarët e eksperiencës dhe të rinjtë. Mini-ndeshja zgjati rreth 25 minuta dhe u zhvillua me ritëm, rivalitet dhe gola.
Trajneri Rodrigez u përqendrua dhe i mëshoi pozicionimit të duhur të lojtarëve. Në minutat e fundit të seancës pati edhe një të dëmtuar. Sulmuesi i talentuar, Xhovalin Trifoni, pësoi një shkelje të rëndë nga i riu Rai Lala dhe kjo e detyroi atë të linte menjëherë fushën e lojës.
U krijua përshtypja e një dëmtimi serioz, por rezultoi të ishte vetëm kavilja që pësoi ënjtje dhe nxirje. Për të u kujdes menjëherë stafi mjekësor, i cili e këshilloi për disa ditë pushim. Rikthimi i tij pritet të ndodhë të hënën. Sezoni i ri do të jetë i pari i plotë i 19- vjeçarit Trifoni me fierakët, pas disa paraqitjeve të mira në sezonin e fundit.

HILMI SALIU. ”Apolonia në stërvitje që “pa gdhirë”, katër të rinj nga akademia i bashkohen grupit” – PANORAMASPORT.AL, 9 Gusht 2023

 

Lajme e fundit

×