Të dielën u zhvillua ndeshja F.K. Apolonia-K.F. Luzi 2008 në stadiumin “Loni Papuçiu” ne Fier. Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme për të dyja skuadrat për rrugëtimin e tyre drejt Play Off.
Skuadra e Apolonisë zotëroi pothuaj gjithë ndeshjen dhe pati raste të bukura për gola.
Ndeshja përfundoi 1-0 për Apoloninë me një gol të bukur të nigerianit Umeiego MMesoma Anthoni, por me asist të shkëlqyer të Mario Gjatës.
Drejtori i Akademisë, Maringlen Kule, shprehet: “Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe një fitore e merituar.
Sot zhvilluam në tërësi një ndeshje shumë të mirë ku vetëm fitorja na bënte pune dhe në fund e morëm, por që duhet të kishim shënuar më shumë se rastet që na u krijuan.
Sot jemi të lumtur dhe me lojën e skuadres dhe rezultatin sepse realisht skuadra bëri një lojë agresive dhe mbi të gjitha dalje shumë të shpejta në sulm. Apolonia sot ishte skuadra më e mirë në fushë dhe e meritoi plotësisht fitoren.
Funksionoi perfekt sepse kishim një skuadër me shumë dëshirë, mbrojtje të sigurtë, një mesfushë agresive dhe një sulm shumë të shpejtë. Këtu duhet të tregoheshim më të kujdesshëm sepse realisht shpërdoruam shumë raste dhe futbolli të kthehet kundra”.
F.K. Apolonia vazhdon rrugëtimin e saj të sigurtë drejt Play off.












