Apolonia përmbys Burrelin dhe mban “gjallë” shpresat për një rikthim në Abissnet Superiore. Fierakët fituan në shtëpi me shifrat 2-1, teksa sfida rezultoi e vështirësisë maksimale për vendasit duke qenë se kaluan në disavantazh në minutën e 77-të pas golit të Kolecit.
Gjithsesi, Apolonia gjeti forcën për të përmbysur në pak minuta që kishin në dispozicion teksa golin e barazimit e realizuan pas këtër minutave me anë të Eneh. Ndërkohë, goli i fitores u realizua në minutat shtesë teksa shënoi Mario Gjata. Pas këtij trepikëshi, Apolonia ngjitet në vendin e pestë me 31 pikë ndërsa nga ana tjetër, Burreli mbetet në vendin e nëntë me 26 pikë, në luftë për mbijetesë.












