U zhvillua në Korcë ndeshja midis FK Apolonia femra-KF Skënderbeu femra dhe përfundoi me rezultatin e thellë 0-13 për Apoloninë.
Golat u shënuan nga Marinela Mema 17′, Agli Iliadhi 26′, në vazhdim Valentina Troka shënon golin e 3-të e me pas te katertin ne 34′, Beatrice Sesu ne 40′.
Valentina Troka shënon përsëri në 45′ aty ku u mbyll dhe pjesa e parë.
Pjesa e dytë fillon me golin e Xhesika Ndoit në minutën e 51-të, Dorina Demiri shënon në 53′, me pas Valentina Troka shënoi dhe 5 gola të tjerë duke u bërë protagonistja dhe heroina e kësaj ndeshje.
Kujtojmë se ekipi i FK Apolonia për femra është prej vitesh nënkampione e vendit dhe një skuadër e konsoliduar. Në të ka plot talente dhe lojtare me kontribute të çmuara në ekipin kombëtar dhe në futbollin e femrave ne Shqipëri.












