U zhvillua ndeshja për femra Apolonia-Vllaznia në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier.
Ishte një lojë e fortë, me ritëm të lartë dhe me zbritje e kundërzbritje të shumta të të dy skuadrave në portën kundërshtare.
Apolonia bëri një lojë të pazakontë, me raste për të shënuar dhe me një gol të Valentina Trokës pas një asisti të shkëlqyer të Klea Amonikaj. Rezultati i ndeshjes doli 1-2 për Vllazninë. Pas pjesës së parë, drejtuesit e Vllaznisë bënë presion e dhunë mbi arbitrat, kurse lojtarët femra dhe drejtuesit e tyre shkatërruan dushet, mobiljet, dyert e dritaret dhe e bënë të papërdorshme dhomën e zhveshjes gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë në Klubin e Furbollit të Apolonisë as edhe nga skuadra më të vështira të meshkujve.
Pushimi i ndeshjes zgjati mbi 12 minuta më shumë, sepse arbitrat e dhunuar nga drejtuesit e Vllaznisë nuk pranonin të ktheheshin në lojë. Presioni i Vllaznisë mbi arbitrat, sharjet, ofendimet dhe dhuna verbale e fizike deri te punonjësit e stadiumit bëri punën e vet.
Arbitrimi në pjesën e dytë ishte në favor për Vllazninë. Në minutën e fundit të shtesës, pas pjesës së dytë, Apolonia mori golin e dytë që vinte nga nje faull i paqenë. Energjia, ritmi dhe motivimi i vajzave të Apolonisë dhe loja e shkëlqyer që bënë i lumturoi të gjithë tifozët që ishin në stadium dhe tregoi se skuadra e Apolonisë është tashmë një rivale e barabartë me Vllazninë. Kjo e ka bërë nervoze e të dhunshme Vllazninë. Përkundër paraqitjes së shkëlqyer të Apolonisë, vajzat dhe drejtuesit e Vllaznisë bënë sjellje aspak sportive.












