NDESHJA E RADHËS

Mediat

Apolonia e karikuar, mbrojtësi Repaj: S’mund të gabojmë ndaj Tomorit

Apolonia e karikuar, mbrojtësi Repaj: S’mund të gabojmë ndaj Tomorit

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Të dielën në orën 13:30, Apolonia luan një ndeshje vendimtare në Berat përballë Tomorit. Fierakët kërkojnë vetëm fitoren në këtë transfertë të javës së 18-të, veçanërisht duke parë situatën në tabelën e renditjes. Për qendërmbrojtësin Serjan Repaj, hapi fals është absolutisht i ndaluar dhe një ndeshje e tillë duhet të fitohet me çdo kusht.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, shkodrani i Apolonisë, theksoi se ekipi do të reagojë në mënyrën e duhur. “Në këtë fazë të kampionatit që jemi, të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme dhe njëkohësisht të vështira. Nisur nga pozicionimi në tabelë dhe objektivi madhor që është Superiorja, di të them me siguri që çdo ndeshje është si një finale për ne. Finalja jonë e parë është me Tomorin dhe një ndeshje e tillë, ndonëse në transfertë, duhet të fitohet me çdo kusht.

E kaluara është hedhur pas krahëve dhe koha nuk mund të kthehet më pas. E rëndësishme për mendimin tim është që ne jemi në kohën e duhur për të bërë autokritikë të menjëhershme. Rrugë tjetër nuk ka, kështu që do të tentojmë vetëm maksimumin e pikëve, me qëllimin e vetëm që të dalim me kokën lart pas këtyre 90 minutave. Hapi fals është absolutisht i ndaluar”, ka thënë fillimisht titullari i Apolonisë. I pyetur për kundërshtarin, që ka oreks për pikë, sepse është në vendin e fundit, Repaj shtoi:

“Të dyja skuadrat kanë oreks për pikë, kështu që pres një ndeshje shumë të luftuar deri në sekondën e fundit. Synimi është një dhe i vetëm, fitorja në Berat. Ne nuk do të heqim dorë nga objektivi për ngjitjen në Superiore deri në fund”.

 

HILMI SALIU -“Apolonia e karikuar, mbrojtësi Repaj: S’mund të gabojmë ndaj Tomorit”– PANORAMASPORT.AL, 28 Janar 2024

Lajme e fundit

×