Ndeshje e vështirë midis Apolonisë dhe Tomorrit në Berat. Rezultati 0-0 nuk kënaqi asnjë nga skuadrat.
Loja u zhvillua me presion të larte mbi arbitrat dhe skuadrën e Apolonisë nga tifozët dhe mbështetësit. Hedhje shishesh në fushë, përleshje me arbitrat dhe atmosferë “lufte” u krijuan nga beratasit.
Drejtori i Akademisë, Maringlen Kule shprehet: “Në përgjithësi ndeshje e mire. Djemtë sakrifikuan dhe me pak kujdes e besim sot mund të mernim 3 pikët sepse në minutat e fundit duhet të ishim më të kujdesshëm në daljet në sulm dhe në pasimin final, por gjithsesi ishte ndeshje pozitive. Tani të përqendrohemi te ndeshja e radhës që është shumë më e rëndësishme”.
Apolonia po shkon me besim drejt Play Off-it.