Një ndeshje emocionuese u zhvillua në datë 7 Tetor, në shtëpi, në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier midis Apolonisë dhe Korabit.
FK Apolonia zhvilloi me KF Tomorin një ndeshje plot aksione, zbritje dhe kundërzbritje dhe shënoi plot 4 gola.
Apolonia bëri një lojë të bukur dhe të koordinuar, duke udhëhequr lojën në pjesën e parë. Goli i parë u shënua shpejt nga penalltia e gjuajtur nga Ersildjo Asllanaj në minutën e 21-të, duke dhënë avantazhin e shënuesit të parë.
Berati barazoi, por Apolonia e përmbysi situatën në pjesën e dytë, duke shtuar presionin mbi skuadrën kundërshtare dhe duke shfaqur aftësi teknike të larta.
Golat u shënuan nga lojtarët tanë: Erald Maksuti në minutën e 49-të nga asisti i Trifonit dhe goli tjetër nga asist i Umejiego dhe gjuatje nga Serjan Repaj në minutën e 64-të.
Në minutë e 88-të Repaj shënon golin e katërt.
Rezultati përfundimtar 4-1 në favor të FK Apolonia, na dha një fitore të merituar dhe frymëzuese për sfidat e ardhshme në kampionat.